Aktualitet

Kurbin, po kalonte urën, bie në lumë dhe mbytet

By vizional

August 10, 2019

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë një ure në lumin e në fshatin Skuraj të Kurbinit. Kanë qenë banorët ata që kanë vënë re kufomën në lumin që kalon në Skuraj dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Forcat e Policisë së Kurbinit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar trupin e pajetë në morg ndërsa kanë nisur hetimet.

Mësohet se viktima është identifikuar si Luigj Gjeloshi dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet të jetë mbytur në lumin Mat.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.