Kuriozitete

Kur të qenit i mirë të kushton shtrenjtë! Hoqi pallton për të mbuluar të pastrehin, ai i gjuan me grusht dhe i vjedh portofolin

By vizional

January 13, 2022

Një burrë derisa po ecte rrugëve të New Yorkut, pa një të pastrehë të shtrirë në tokë në këto ditë të ftohta dhe pa u menduar dy herë zhveshi pallton me të cilën e mbuloi të pastrehun.

Por ky veprim i tij i mirë vetëm sa i kushtoi shtrenjtë, i pastrehu lëre që nuk u tregua falënderues, por e grushtoi dhe i mori portofolin nga xhepi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur viktima 59-vjeç u mundua ta ndihmojë 25-vjeçarin Xavier Israel, i cili po qëndronte i shtrirë në trotuar në rrugën 456, në ditët kur temperaturat kanë rënë nën zero.

Viktima u mundua të tregohet tejet i kujdesshëm duke e mbuluar ngadalë me pallton që e kishte veshur, por Israel u ngrit shpejtë në këmbë duke e përplasur për tokë.

Ai filloi ta grushtoj dhe në një moment ia nxori nga xhepi portofolin, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 

Megjithatë disa orë më vonë i pastrehu u arrestua nga policia, dhe ndaj tij rëndojnë pika të aktakuzës për sulm fizik dhe vjedhje.