“Kur pimë kafenë e parë kuptova që…” Jul Deda flet për herë...

“Kur pimë kafenë e parë kuptova që…” Jul Deda flet për herë të parë pas pajtimit me Gentin

114
0

 

Nuk është hera e parë që mes personazheve të njohura të showbiz-it shqiptar ka inate dhe hatërmbetje, por kur kjo ndodh pasi ke kaluar dhe punuar për shumë kohë bashkë, seç të lë një shije të çuditshme e gjitha kjo. Për shembull, e kishit marrë mend ndonjëherë që Juli dhe Genti, dy aktorët e njohur që na kanë bërë të qeshim me lotë tek “Apartamenti 2XL” do të kalonin vite pa folur me njëri-tjetrin? Por, ja që ndodhi. Për një periudhë të gjatë, nuk folën me njëri-tjetrin dhe shkëputën çdo lloj marrëdhënieje. Se cila qe arsyeja e vërtetë, asnjëri prej aktorëve nuk e tha, por Jul Deda në një intervistë për “Rreze Dielli” ka treguar se pasi u pajtuan, kuptuan se nuk kishin asgjë për të sqaruar.

 

 

 

“U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë! Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, kur marrim materialin e ndjejmë cili rol është për kë. E dimë se sa do të flasë tjetri, mjafton një shikim me sy. Ribashkimi qe krejt i thjeshtë sikur s’kishte ndodhur asgjë. Me Gentin ishte e njëjta gjë, edhe pas disa vitesh që nuk  flisnim. Pas dy ditësh ikëm edhe në Ersekë dhe kur pimë kafen e parë, kuptuam që nuk kishte asgjë për t’u sqaruar, as nuk kemi pse merremi. Boll është një kohë e humbur këto vite që nuk kemi patur bashkëpunim, dhe nuk ia vlen të humbim më asnjë minutë nga sot e mbrapa,”- është shprehur Juli.

 

loading...