Kur një fëmijë mban në duar një… granatë!

Kur një fëmijë mban në duar një… granatë!

397
0

Një vogëlush shkaktoi mjaft panik kur kishte marrë me vete në kopsht një granatë, që e kishte gjetur në një terren për stërvitje ushtarake, njoftuan autoritetet lokale. Objekti i rrezikshëm iu mor fëmijës nga një prej edukatoreve, e cila njoftoi policinë.

 

Menjëherë në vendngjarje, autoritetet kuptuan se bëhej fjalë për një granatë të rrezikshme, e gjetur në një poligon stërvitor ushtarak në Rinkaby.

 

“Nuk e dimë se sa do të mund të kishin qenë përmasat e dëmeve, në rast shpërthimi”, deklaroi një zëdhënës i policisë, pa cilësuar natyrën e saktë të objektit, që u neutralizua nga xhenierët.