Lajme

“Kur je e gjatë, i sheh gjërat dhe njerëzit nga lart” Albana na habiti të gjithëve me këtë deklaratë për kolegen

By vizional

November 16, 2020

Në qoftë se mendonit se të punuarit në të njëjtin vend është kusht që personat e njohur publikë të lidhin miqësi të mira mes tyre, gaboheni. Janë të shumta rastet kur personazhe e njohura nuk i honepsin, ose le të zgjedhim një fjalë më të butë, nuk i kanë aspak me sy të mirë kolegët. Por nuk mendonim se ky ishte rasti i Albana dhe Arbana Osmanit, që përveç mbiemrit të njëjtë dhe ngjashmërisë së emrit duket se nuk ndajnë shumë gjëra me njëra-tjetrën.

 

E gjendur përballë lojës së famshme “Paintball” Albana teksa shënjestroi Arbanën tha se nuk ka patur kurrë miqësi mes tyre duke shtuar se asnjëherë nuk e ka kuptuar arsyen përse. Pasi shënjestroi Arbanën ajo u shpreh: Ndoshta ngaqë jam pak më e gjatë edhe i shoh gjërat pak më nga lart.

 

Rikujtojmë se gjatë kohës kur Arbana prezantonte “Big brother”, Albana ka qenë prezantuese e “Big Brother Fan Club” por si duket as kjo nuk ka ndikuar në shoqërinë e tyre. Madje, ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën as në Instagram.