“Kur hyri babai tha shumë e guximshme, por e bukur”, djali i...

“Kur hyri babai tha shumë e guximshme, por e bukur”, djali i Enver Hoxhës tregon shtëpinë dhe ikjen në ’90: Donte të na merrte papafingon, por nuk kishte ashensor. Nexhmija kishte dhomat e saj të gjumit

432
0

Sokol Hoxha, djali i diktatorit Enver Hoxha ka treguar në një rrëfim nga afër dhe me detaje ambientet e vilës së familjes, nga ku iu desh të iknin me rënien e sistemit.

Ai tha se apartamenti i tyre ishte krijuar kryesisht nga bashkëshortja e tij Liljana dhe në një prej ambienteve, i lyer me ngjyrë lejla dhe shumë modern për kohën kur kishte hyrë babai i tij, kishte thënë se ishte e guximshme, por e bukur.

Sokol Hoxha ka treguar si ndiqnin stacionet italiane dhe largimin nga vila në ’90, situatën e vështirë si i papunë për 8 vite dhe se si në apartamentin e tij brenda vilës kishte qëndruar aktori i famshëm italian Mikele Placido, i njohur në Shqipëri si Komisar Katani.

 

Keni dëgjuar që të ketë qëndruar ndonjë personalitet i famshëm në kohën kur është përdorur për hotel?

 

Më kanë thënë që Rugova ka qenë këtu.

 

Ky është po i njëjti mjedis?

 

Ky është ashensori që vinte direkt babai. Këtu futej tek studio e vet, kishte dhe një derë më këtej që shkonte në dhomën e gjumit. Ishte një korridor shumë lidhës.

 

Shumica e dyerve të shtëpisë janë të izoluara?

 

Po se ka qenë dhoma e gjumit ajo. Që në qoftë se ndonjë njeri lëvizte, nga këta punëtorët në holl të mos dëgjohej në dhomë ne gjumit. Dera bojëkafe komunikonte me studion, kurse dera e bardhë me hollin dhe prandaj janë të izoluara, kurse dera tjetër komunikonte me një mini korridor që shkonte në banjën që përdorte babai dhe vazhdonte në ambientet e Nexhmijes, ishin dhomat e gjumit.

 

Babai me mamanë flinin më vete?

 

Ajo kishte dhomë më vete, kur ishte sëmur, iu vu një krevat dhe flinte dhe Nexhmija këtu.

 

Shumë ambiente të vilës shoh që kanë një sistem kondicionimi dhe ajrimi që gjendet sipër, si ka qenë e ndarë shtëpia, si ngrohej dhe ftohej?

 

Po, në ambientet ku rrinin oficerët aty ishin dhe kompresorët e ajrit të kondicionuar dhe të kaldajës.

 

Këto janë disa mjedise të tjera afër apartamentit të babait…

 

Mund të jenë të hallës se në atë kat ishte halla dhe ambientet e Nexhmijes të gjumit.

 

Sa njerëz rrinin në shtëpi përveç grupit tuaj familjar, kishte të tjerë?

 

Kishte, vinin hallat. Në shtëpi jetonte halla e pamartuar dhe deri sa jetoi gjyshja nga mamaja.

 

Këtu ka një akses tjetër përmes dhomës së babait dhe apartamenteve të tjera?

 

Përballë dilje në hollin e madh të katit të dytë. Këtej djathtas është apartamenti i vëllait. Kurse andej ishte apartamenti i hallës.

 

Ngjitemi në një kat tjetër, në katin e tretë. Apartamentet kur u ndërtuan brenda vilës a ishin të stilizuara, të estetizuara sipas shijeve personale?

 

Sipas shijeve personale. Për sa i përket apartamentit tim zbatues ishte Agron Jano, kurse ajo që e krijoi kryesisht ishte Liljana.

 

Këtu jemi në një nga apartamentet e vëllait. Më ka bërë përshtypje që në shtëpi kishte shumë televizorë…

 

Televizor kishim në apartament, televizor kishim vetëm në atë dhomën e ndenjjes, nuk kishim në dhomën e gjumit.

 

A shihnit programacion të huaj?

 

Italinë po. Italinë, vinte nga Dajti, e konvertuar që nuk shikohej nga të gjithë.

 

Poci

Këtu pashë që kishte pak fantazma në shtëpi sepse sa herë e inkuadroje kamerën tek ky poçi, pulsonte. Sa herë ikje qetësohej…

 

Kjo duhet të jesh e motrës.

 

Kjo duhet të jetë e motrës dhe më bëri përshtypje që kishte një VC që shikonte nga qendra e Tiranës…

 

Nga Dajti.

 

Kuzhina E Vajzes Se Enverit

Po, nga ana e Kryeministrisë sot. Duket që pllakat janë pak më feminile, me lule.

 

Këto duhet t’i ketë bërë Klementi patjetër, se ishte dhe apartamenti i tij.

 

Këtu ku jemi?

 

Prapë e motrës është.

 

Këtu jemi në hyrjen e apartamentit tuaj…

 

Po. Ka qenë dhoma e vajzës, dhoma e ndenjjes që kishte dy ambiente, pastaj është dhoma e djalit, një dhomë e vogël që komunikonte me dhomën tonë të gjumit. Që këtu hyje në dhomën tonë të gjumit. Kjo është dhoma jonë. Paska ngelur letra me kuaj.

 

Sokol Hoxha 1

Ku e keni marrë?

 

Në Francë e kam marrë. Dhe atë abazhurin e kam akoma unë se e mora. Kjo është dhoma e ndenjjes, e pritjes që komunikon…Gjë e bukur ishte. Kjo është dhoma e ndenjjes ku është dhe oxhaku dhe komunikonte me dhomën e gjumit.

 

Pse e lyer me lejla Sokol? Shumë moderne..

 

Se ishin dhe kolltukët e tillë. E guximshme. Liljana e vendosi ashtu. Në fakt kur hyri babai dhe atij i bëri përshtypje, tha shumë e guximshme, por që është e bukur.

 

Dhoma Moderne Sokoli

Të gjithë këta aksesorë janë vendi besoj?

 

Jo, jo. Ndriçues, këto.

 

A vinin shokë, të afërm në shtëpinë tuaj?

 

Tek ne po.

 

Po nga duhet të hynin ata?

 

Nga hyrja që hynin të gjithë, jo kryesorja, jo e babait, kjo tjetra. Hipnin në ashensor dhe ngjiteshin.

 

Apartamenti I Sokoli

A firmoste njeri për hyrje-daljet?

 

Jo, jo, mjaftonte që dilja i prisja.

 

Kjo është kuzhina juaj?

 

Po kuzhina, s’ka ndryshuar.

 

Keni dëgjuar që ka qëndruar ndonjë personalitet tjetër në apartamentin tuaj të vilës?

 

Në apartamentin tim me ç’më kanë thënë ato gratë që punonin në drejtorinë e pritjes dhe që e kishte pëlqyer shumë ishte komisar Katani. Biblioteka nuk ka ndryshuar fare, as kolltukët, ishin të verdha si mobiliet.

 

Djali dhe vajza i kishin të ndara dhomat. Edhe këtë letër e kisha sjellë unë nga Franca. Kur bëmë porosinë që ishin me katalogë, vajti Sokrati, secili i zgjodhi vetë. Kjo ishte dhoma që pëlqente babai, por tha nuk ua marr dot sepse nuk më vjen ashensori. Kjo është në papafingo. Këta abazhurë i kam akoma unë, i blemë kur ikëm. Drejtoria e Pritjes tha vendosni çfarë do zgjidhni dhe do i blini. Shumë nuk morëm se nuk kishim ku t’i vendosnim.

 

foto galeri foto galeri 12PreviousNext

Ishte e vështirë dalja nga vila, gjatë periudhës së tranzicionit?

 

E vështirë ishte. Por unë pata mbështetjen të mikut tim që kishte qenë shofer me mua, shofer në Drejtorinë e Përgjithshme, ai më ndenji shumë në krahë, më ndihmoi, erdhi edhe vëllai i tij, me furgon. Ikja ime me fëmijët ka qenë më e sikletshme sepse ikëm në një kohë shumë të sikletshme kur shtëpinë e kishin rrethuar njerëzit. Ikëm po përsëri me këta, ishte një nga këto gaz BÇ me të zgjatur. Sa dolëm dhe pastaj vajtëm tek shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës. U vendosëm aty.

 

Domethënë ju ishit të pastrehë?

 

Unë me Liljanën, ua rekomandova dhe pjesës tjetër të familjes, por ata nuk e pranuan, mos u fusni në shtëpi qeveritare sepse kot e keni, do ju nxjerrin. Atyre iu mbush mendja dhe u futën aty ku është OSBE-ja. Ndenjën sa ndenjën aty, kur i nxorën pastaj ikën tek pularia, kurse unë ngela po përsëri në bllok sepse shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës ishte pothuaj në bllok.

 

A është shumë i madh Blloku vetë, rrethimi i Bllokut?

 

Tani ka një konotacion Bllok që është më i madh se sa ishte ekzistuesi. Shumë veta quajnë bllok edhe vende që nuk kanë qenë.

 

Kjo ndërtesa që është përballë vilës, ishte një fushë tenisi dhe ishte shtëpia e partisë numër 1, ku venin të gjithë anëtarët e Byrosë që pinin kafe pasdite ose shikonin ndonjë film. Pas shtëpisë së partisë numër 1 është ai garazhi i Kuvendit.

 

Gjatë fillimit të demokracisë sa e vështirë ishte për ju të dilnit në publik, qoftë familjarisht, qoftë dhe vetëm, si ju shikonin njerëzit?

 

Në fakt ç’është e vërteta unë kam dal, bashkë me Liljanën. Nuk jam kufizuar ndonjëherë. Ndonjë llaf nuk më është hedhur, shikime të egra kishte, por personalisht nuk kam pësuar nga njerëzit ndonjë llaf të keq ose ndonjë sharje, nuk e di pse, por jo. Pas ‘90 ishte shumë e vështirë sepse përveç gjendjes ishte dhe ana financiare. Ngela pa punë rreth 8 vjet pas ‘91. Nuk më merrnin në punë, kisha disa oferta nga shokë, por kur filloja pastaj meqë i kisha shokë më thoshin direkt s’kam çfarë bëj sepse më kanë thënë kështu dhe ngelja përsëri. Mund të filloja punë 4 ditë dhe pastaj…Administratë shtetërore nuk bëhej fjalë.

 

Punët kishin të bënin me profesionin tuaj, të shkollës?

 

Në fillim me çfarëdo. Shokët e mi filluan të merreshin me tregti, me këto gjëra. Nuk kisha pretendime. Pas 8-9 vitesh kur gjërat ishin qetësuar, ishte një firmë holandeze që merrej me satelitët. Aty punonte një ish-kolegu im i postës që ata kishin interes tek ai. Ai ua bëri presion o do marrim filanin, ose unë nuk vazhdoj me ju.

 

E njëjta gjë ishte dhe për Lilin?

 

Lili nuk u fut. Asnjëherë. Pasi iku nga ATSH nuk punoi fare.