Kur Einxhel merrte pjesë në klipin e Noizy, në bashkëpunimin që kapi...

Kur Einxhel merrte pjesë në klipin e Noizy, në bashkëpunimin që kapi mbi 12 milionë klikime

344
0

Einxhel Shkira u bë më e njohur me hyrjen e saj në Big Brother VIP. Ajo ka tërhequr vëmendjen me karakterin e saj dhe konsiderohet si një ndër konkurrentet më të forta që synon finalen.

Por së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku shihet se moderatorja ka qenë pjesë e një klipi të Noizy-t. Bëhet fjalë për këngën “Ata nuk e dinë”.

Kënga në bashkëpunim me Encën ka protagoniste Einxhel, e cila është publikuar në vitin 2014. Kujtojmë që moderatorja ka nisur një romancë me konkurrentin tjetër, Dj Dagz. Ajo u rikthye në Big Brother puntatën e kaluar që kaloi falë biletës së kthimit.

Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë. Banorët duhet të ndahen në dy grupe, anëtarët e së cilëve do të kenë në dispozicion disa gogla. Brenda 10 minutave, njëri grup duhet të fshehë sa më mirë goglat e tyre, ndërsa grupi tjetër do duhet të kërkojë t’i gjejë.

Me rënien e gongut, grupi i Monikës u përpoq maksimalisht të gjente strategji të shumta për t’ja vështirësuar gjetjen e goglave kundërshtarëve. Por DJ Dagz ndihmoi ekipin kundërshtar dhe për këtë është mërzitur Einxhel.

Teksa bisedonin larg banorëve të tjerë, Einxhel i tha se u mërzit pasi donte që të fitonin dhe të ishin partnerë në krim, por thotë se e tradhtoi. Ndërsa ai u pëpoq t’i shpjegonte se e bëri për shaka.