Kur durimi kalon limitet! Nga Albina Deda

Kur durimi kalon limitet! Nga Albina Deda

1192
0

Teater bastard me aktor Edi Ramen po shfaqet para shqiptareve publikisht nga salla e Kuvendit te Shqiperise. Batuta bajate te denja per pijanecet e varur dalin nga goja e shthurur e atij qe “mori”votat per te drejtuar vendin. Jam dakort me deputeten Kryemadhi qe ky njeri ka probleme te renda mentale qe sipas gjithe shenjave e gjesticulacioneve evidentojne perfoljen e tij si perdorues deri ne abuzim me drogat e renda. Ka 3 vite qe publikisht kam kerkuar e shkruar qe Kryeministri shqiptar te elzaminohet. Kete e kam shprehur jo vetem si shqetesim politik por si mjeke pasi i njoh shkencersht pasojat e nje vesi te tille Edi Rama mendon se me batuta kafenesh e qyfyre horrash pa dinjitet te mund te zhvendose vemendjen nga rruget e Shqiperise te mbushura me kufoma nga vrasjet mafioze.Ai mendon se duke vene si kryeparlamentar Kryesigurimsin Gramoz Ruçi do zhvendoset vemendja e opozites dhe shqiptareve nga banditet e tjere ordinere qe kane mbushur administraten.Me Edi Ramen jo vetem policia e ushtria por  gjithe drejtuesit e pushtetit lokal dhe shume deputete jane shnderruar ne gardjane te droges. Sot Edi Rama kerkon qe opoziten me batuta e provokime,me shantazhe e inskenime,me diversion e intimidime ta dergoje ne hulline e piste te tij. Kjo nuk mund te ndodhe. Opozita sot perfaqeson gjithe shqiptaret te cilet nen diktaturen e dhunen e psiko-oligarkise po perjetojne limitet e egzistences e mbijeteses humane. Kjo duhet dhe do te ndalohet me hir ose me pahir. E kam thene dhe i qendroj stoîke bindjes se Edi Rama nuk qeveris por dhunon popullin e vet dhe gjobit e vjedh me nje bande çakejsh pa asnje formim e botkuptim politik.Edi Rama eshte jo vetem fatkeqesi por dhe paskohë per kete vend. Shqiptaret duan te kapin kohen dhe jo te inkludohen ne paskohen. Ndaj nuk ka me kohe per Edi Ramen. Ai duhet perzene duhet rrezuar. Asnje norme demokratike, njerezore e politike nuk legjitimon çmendurine e perversitetin,arrogancen e mediokritetin e nje kryeministri pozita e te cilit ka te beje direkt me fatin e vendit dhe kombit.