Kupa e Amerikës: Kolumbia fundos Argjentinën

Kupa e Amerikës: Kolumbia fundos Argjentinën

474
0

Kolumbia ka mundur 2-0 Argjentinën në ndeshjen e parë të Grupit B të Kupës së Amerikës. Tjetër paraqitje zhgënjyese për Messi-n dhe bardhekaltrit, që zgjohen në pjesën e dytë, por zhduken pas pësimit të golit të parë.

Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, takimi i luajtur në Salvador është zhbllokuar në minutën e 71-të nga një predhë e Martinez.

14 minuta më vonë ka ardhur goli qënka mbyllur ndeshjen dhe i ka dhuruar tri pikët Kolumbisë. Autori ka qenë sulmuesi i Atalantas-s, Duvan Zapata, i cili ka kapur në befasi mbrojtjen argjentinase me një lëvizje të zgjuar në zonën e rreptësisë.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Kolumbisë kundër Argjentinës që nga 2007.