Aktualitet

Kundërshtojnë prishjen e banesave, banorët përplasen me policinë në Shkozë

By vizionc

October 16, 2019

Përplasje mes banorëve dhe policisë raportohen këtë mëngjes nga Shkoza në kryeqytet.

Mësohet se banorët janë përplasur ashpër me forcat e policisë, pasi kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Duket se mjetet kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit në Shkozë për të prishur godinat, ndërsa janë hasur me kundërshtimin e banorëve.

Ndërkaq, burime bëjnë me dije se drejt Shkozës është nisur ish-deputeti Aldo Bumçi për të mbështetur banorët.

Kujtojmë se në Shkozë kalon projekti i Unazës së Madhe të Tiranës dhe janë shumë banesa që preken.