Këtë të djelë, policia ka proceduar në gjendje të lirë Kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi,për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.
Ajo ka kundërshtuar të realizohen votimet njëpartiake për aq kohë sa është në fuqi dekreti I Presidentit. Por tashmë, Ademi është nën hetim për pengim të zgjedhjeve Voltana Ademika ka kundërshtuar vendosjen e e KZAZ- ve në institucionet e Bashkisë. Gjithashtu ajo vendosi mbylljen e disa qendrave në pronësi të Bashkisë, dhe mbylli me kyç shkollat një ditë më pare.
Në njoftimin e policisë thuhet se materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.