Kundër pastrimit të parave, Meta dekreton ligjin për llogaritë bankare

Kundër pastrimit të parave, Meta dekreton ligjin për llogaritë bankare

174
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, me arsyetimin se ai do të jetë një mjet më shumë në luftën kundër pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe do të fazvorizojë lehtësimin e procedurave të mbledhjes së tatimeve dhe taksave në vend.

“Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjensive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor”, bën me dije presidenca përmes një njoftimi. Ndër të tjera, argumentohet se ky ligj do të jetë një akti i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentat për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Objekti i këtij ligji është krijimi, funksionimi dhe përdorimi i Regjistrit Qendror të llogarive bankare dhe kasetave të sigurisë të disponueshme pranë institucioneve financiare.