Kume: Ndryshimet e njëanshme në kushtetutë, dhe në kodin zgjedhjor, bënë...

Kume: Ndryshimet e njëanshme në kushtetutë, dhe në kodin zgjedhjor, bënë që çfarë ishte vlerësuar nga ndërkombëtarët të vihet në pikëpyetje

319
0

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume thekson se ndryshimet e njëanshme në kushtetutë, shoqëruar dhe me ndryshimet që duhet të ishin bërë në kodin zgjedhjor, bënë që cfcarë ishte arritur dhe vlerësuar nga ndërkombëtarët të vihet në pikëpyetje. Në një prononcim për portalin “Vizion.com.al”, zoti Kume thekson se, Opinioni i Venecias nuk mund të shmangte dot, dhe të mos mbante qëndrim ndaj këtij fakti,  ndaj ndryshimeve pa dakortësinë e  paleve si në kushtetutë, dhe në ligjin zgjedhor.

 

“Opinioni i Venecias është përqëndruar në procesin ligjëbërës për përgatitjen e zgjedhjeve. Ky process me ndryshimet që u bënë në kushtetutë, nuk është realizuar në përputhje me kërkkesat e OSBE-ODHIR dhe praktikat më të mira të rekomanduara. Kjo është kritika më e madhe që bëjnë ata. Sipas Opinionit të Venecias, reforma zgjedhore me rezultatin që dha pas marëveshjes në Këshillin Politik, krijoi kushte për tu konsideruar si e tillë, si detyrë e plotësuar në kuadër të përpjekeve për çeljen e negociatave. Ndryshimet e njëanshme në kushtetutë, shoqëruar dhe me ndryshimet që duhet të ishin bërë në kodin zgjedhjor, bënë që cfarë ishte arritur dhe vlerësuar nga ndërkombëtarët të vihet në pikëpyetje. Shoh që edhe çelja e negociatave ka ngecur për këtë, përveç 14 kushteve të tjera

Opinioni i Venecias është në fakt i shkruar në mënyrë të tillë që nuk ka hapësirë për tu interpretuar nga palët.

 

Procesin legjislativ, kushtetetues, e vlerëson jo vetem duke ju referuar situates në Shqipëri, si një proces të kritikueshëm që bie ndesh me shtetin ligjor, në një shtet që duhet të funksionojë si shtet ligjor. Komisioni e thotë hapur se të tilla ndryshime për kohen si u bënë dhe mënyrën si u bënë, në rastin më të mirë ishin të panevojshme

Ka mbizotëruar në këtë proces ligjëbërës interesi politik dukshëm, që sipas këtij Opinioni nuk është shmang në asnjë rast, por u çua deri në fund me fuqinë e kartonit në parlament.

Mos të harrojmë se ndyshimet në legjislacionin zgjedhor pas marrëveshjes së janarit, duhet të bëheshin vetëm me dakortësinë e palëve për të qenë të pranueshëm edhe nga ndërkombëtarët. Edhe atëhëre kur produkti që do realizohej nuk do të ishte si ai që pritej prej tyre, në rast se klasa politike do punonte seriozisht për të impelemruar në ligjin zgjedhor rekomandimet.

Çfarë u miratua me marrëveshjen e qershorit, u përshëndetën nga gjithë faktori ndërkombëtar, jo se realizuan produkt siç ishin pritshmëritë, por se u realizuan me dakortësinë e palëve politike

Opinioni i Venecias nuk mund të shmangte dot, dhe të mos mbante qëndrim ndaj këtij fakti,  ndaj ndryshimeve pa dakortësinë e  paleve si në kushtetutë, dhe në ligjin zgjedhor”-shprehet Kume.