Kulla më e lartë në Milano ndriçohet me fjalët ‘Rrini në shtëpi’, mesazhi i fortë: E vetmja vaksinë që kemi

Kulla “Il Pirellone” në Milano është ndriçuar me mesazhin domethënës: Qëndroni në shtëpi.

ITALI– Një ndër vendet më të prekura në Evropë, Italia po përjeton situatën më të keqe për shkak të virusit vdekjeprurës, Covid-19, që ka sjellë me qindra të vdekur në ditë, duke kapur shifra rekord, duke pësuar më shumë dëme njerëzore se Kina.

Kulla më e lartë në Milano, “Il Pirellone” ka ardhur me një mesazh të fuqishëm për të gjithë popullin italin, pasi është ndriçuar me fjalët: Qëndroni në shtëpi.

Më pas, presidenti i asamblesë SË Lombarditë, Alessandro Fermi ka publikuar imazhet e kullës së ndriçuar në profilin e tij në rrjete sociale, duke shkruar: “Deri më sot, kjo është e vetmja vaksinë që kemi.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2978 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *