Mosha e tretë vijon të jetë shembull dhe pikë referimi për brezin e ri sesi duhet të ruhen dhe kujdesemi për hapësirat publike.
Këtë fakt e dëshmon më së miri ky 83-vjeçar pensionist në Kukës.
Ai është Sulltan Domi, dikur mjeshtër i punimit të drurit, i cili vullnetarisht ka marrë përsipër rregullimin e stolave në parqet e qytetit, ku edhe kalon kohën e lirë me miqtë e tij.
Persona të papërgjegjshëm kanë shkulur pjesët e dërrasave duke i shkatërruar krjetësisht ato, ndërsa Bashkia që i ka nën përgjegjësi të saj nuk ka vënë dorë mbi to.
83-vjeçari ka dhe një mesazh për të adresuar:
‘Kjo është detyrë e tjetër kujt, por unë si qytetar e ndjej detyrë që çdo gjë që është e prishur me e rregullu. Ato që e kanë për detyrë nuk vinë ti shohin, duhet ti kontrollojnë ata që i kanë vënë këtu nëse janë në rregull apo jo. Unë që rri këtu me shokë jam i detyruar që ta bëj këtë punë. Ata që i prishin të marrin shembull, se dikush i rregullon por nuk duhet me i prish.
Në të gjitha lagjet e qytetit, shumica e stolave kanë dalë jashtë përdorimit, ndërkohë që prej kohësh nuk është ndërhyrë për zëvendësimin e pjesëve të vjedhura apo dëmtuara.
Kjo ka bërë që këto parqe të kthehen në vende ku gjithçka shkatërrohet e askush nuk ruan atë çka është e mirë e përbashkët.
Këto parqe janë ndërtuar për të gjithë qytetarët, por këta të fundit duket se nuk kujdesen fare për mirëmbajtjen e tyre’, shprehet Sulltan Domi.