Deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi ka vendosur të relaksohet këtë fundjavë në tingujt e muzikës “live” në një prej klubeve të natës në Tiranë.
I shoqëruar me disa djem të rinj në tavolinë, Gjuzi po shijon këngët e Andi Shkozës teksa konsumon pije alkoolike, ndërsa ky i fundit e përshëndet “live”.
Por ajo që bie në sy është se gjatë gjithë kohës deputeti Gjuzi qëndron, serioz. Mesa duket e ka ende mendjen te paketa “anti-KÇK” që qeveria miratoi sot.