“Kujt i intereson ku i kalon pushimet Blendi Fevziu, ça i keni...

“Kujt i intereson ku i kalon pushimet Blendi Fevziu, ça i keni këto emisione idiote”, Rudina Magjistari përplaset me ndjekësen

550
0

Rudina Magjistari ka pasur të ftuar dy ditë më parë në emisionin e saj Blendi Fevziun, ku kanë komentuar pushimet e këtij të fundit.Kjo ka irrituar shumë ndjekës të emisionit të Magjistarit, që i shkruajnë asaj se nuk i intereson njeriu se ku i ka kaluar pushimet Fevziu.

“E dashur zonja Magjistari, nuk besoj se i intereson popullit shqiptar se si i kaloi  Blendi Fevziu pushimet. Këto mund t’i bisedoni në kafene!Mendoj se populli ynë ka nevojë për mbështetje sociale, ekonomike, psikologjike dhe vetëm me këto emisione, nuk mund t’i ndihmoni dot, por i ngatërroni më shumë”, i shkruan një komentuese Magjistarit.

Ndërsa Rudina Magjistari i përgjigjet:

“Zonjë, mbështetjen social-ekonomike duhet ta kërkoni tek institucionet shtetërore, atë psikologjike tek ekspertët e shëndetit mendor.

Televizioni ka për detyrë të informojë, argëtojë dhe edukojë, detyra të cilat përpiqemi t’i bëjmë çdo ditë me shumë përkushtim.Madje edhe kur kemi pasur mundësi të ndihmojmë, e kemi bërë jo rrallë. Faleminderit që na ndiqni”.