Lajme

Kujdesi për dhëmbët, si të kemi dhëmbë të fortë me vetëm 5 ushqime

By vizional

August 12, 2020

Kujdesin ndaj dhëmbëve e kuptojmë sa i rëndësishëm është në momentin që kemi probleme me to. Pastrimi me fill dentar, larja dy herë në ditë dhe kontrolli tek mjeku nuk janë të vetmet hapa që duhet të ndiqni për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, mbi të gjitha duhet një dietë e balancuar. Janë disa ushqime, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e dhëmbëve tuaja. Më poshtë po ju listojmë ushqimet që do të bëjnë diferencën.

 

 

Djathi: Nëse ju pëlqen djathi, tani keni dhe një arsye më tepër që ta konsumoni. Sipas një studimi të botuar në 2013 nga General Dentistry u zbulua se djathi rriste pH në gojë dhe kjo ulte rrezikun për rënie dhëmbësh.

 

Kosi: I pasur në proteina dhe kalcium, kosi është një mënyrë e mirë për të rritur fortësinë e dhëmbëve. Probiotikët që përmban kosi janë shumë të mira dhe për mishin e dhëmbëve.

 

Molla: Edhe pse ushqimet që përmbajnë sheqer s’ duhet të konsumuar në mënyrë që të kemi dhëmbë të fortë, kur vjen puna tek molla bëhet përjashtim. Molla është shumë e pasur në fibra dhe ujë. Fibrat e këtij fruti ndihmojnë shumë në shëndetin e mishit të dhëmbëve.

 

Karrota: Njëjtë si mollët, karotat janë plot fibra. Konsumi i tyre rrit prodhimin e salivës dhe ul rrezikun e kavitetit.

 

Selino: Një burim i mirë i vitaminës C dhe A, që do të thotë se ka veprim antioksidant shumë të mirë dhe mbi të gjitha është shumë e mirë për të pastruar dhëmbët.

 

Bajamet: Bajamet janë të mrekullueshme për dhëmbët sepse janë një burim shumë i mirë kalciumi dhe proteinash ndërkohë që kanë përqindje shumë të ulëta të sheqerit. Shtojini dietës tuaj bajame dhe do të shihni ndryshime të konsiderueshme në shëndetin e dhëmbëve.