Kujdes mëngjeset gjatë fundjavës: Troket dimri në Shqipëri, nisin reshjet e borës

Kujdes mëngjeset gjatë fundjavës: Troket dimri në Shqipëri, nisin reshjet e borës

500
0

Dimri ka ardhur tashmë në vend duke u shoqëruar me temperatura të ulta gjatë mbrëmjeve dhe mëngjeseve.

Adiola Bani nga Meteoalb bën me dije se mëngjeset e fundjavave do të jenë të ftohta, ndërsa priten reshje dëborë në zonat malore dhe veri-lindore.

“Reshje të paktë dëborë në zonat veriore dhe veri-lindore.

Reshje shiu të izoluara në jug të territorit, ndrësa zona qendrore do të ketë kthjellime dhe vranësira të kombinuara.

Findjava do të sjellë motin e kthjellët.

Sa i përket temperaturave të ajrit do të jkenë nga 0 deri në 18 gradë celsius.

Gjatë fundjavës do të ketë -2 dhe -3 gradë celsius kurse mëngjeset e së shtunës dhe të dielës do të jenë të ftohta“, bën me dije Meteoalb.