Kujdes me celularin, edhe bateria e tij “vdes” nga i ftohti!

Kujdes me celularin, edhe bateria e tij “vdes” nga i ftohti!

607
0

Mos harroni të visheni sa më trashë këto ditë të ftohta, me minimalisht 2 shtresa poshtë xhupit. Me dhjetorin që po vjen, mbase është momenti i duhur për të dëgjuar këshillat e mamasë tuaj për 2 kanatiere poshtë. Megjithatë, ju ka ndodhur që bateria e telefonit t’ju bjerë jashtëzakonisht shpejt këto kohë? Mos u habisni aspak, sepse edhe bateria e celularit vuan nga moti i ftohtë. Bateritë litium-ion, që janë bateritë më të përhapura ndër smartphone, nuk reagojnë mirë nën ftohtësi dhe humbasin energji në mënyrë të frikshme e të menjëhershme. Është mirë që të mos e lini celularin në vende të ftohta, por ta mbani ngrohtë në xhepin tuaj. Po ashtu, vendosini një kasë cilësore, që e mbron dhe njëkohësisht i ruan temperaturën normale. Rëndësi ka dhe mënyra se si e karikoni, pasi i bie bateria. Mos tentoni ta ndizni menjëherë, sepse do t’i bëni më tepër dëm. Lërini kohë që të ngrohet dhe të marrë paksa karikim, e më pas rindizeni. Prisni derisa të karikohet plotësisht, për një rezultat më të mirë dhe më afatgjatë.