Kualifikohen Brazili dhe Zvicra

Kualifikohen Brazili dhe Zvicra

383
0

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e fundit të Grupit E, ku nuk pati surpriza. Brazili dhe Zvicra kualifikohen në 1/16-at e finaleve, duke ndarë vendin e parë dhe të dytë në grup. Brazilianët mposhtën Serbinë me rezultatin e pastër 2-0 me golat e Paulinhos dhe Tiago Silvës. Zvicra me Kosta Rikën zhvilluan një ndeshje mjaft emocionuese, e cila në fund u mbyll barazim 2-2. Gjithsesi zviceranëve nuk u prish punë, pasi janë ata që do të shoqërojnë Brazilin në turin tjetër. Kësisoj, shqiptarët Shaqiri, Xhaka, Xhemaili e Berhami do të vazhdojnë aventurën në këtë Botëror.

Shperndaje