Ku ndodhet Guami dhe a do të nisë për këtë ishull Lufta...

Ku ndodhet Guami dhe a do të nisë për këtë ishull Lufta e Tretë Botërore?

529
0

Ishulli tropikal i Guamit, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së  që prej vitit 1898.

I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katrore, është vendbanimi i 160 000 banorëve.

Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane në vitin 1944. Që atëherë, Guami është kthyer në bazën më  të madhe ushtarake amerikane.

Guami ka qenë një gur themeli i strategjisë ushtarake amerikane në konfliktin e Koresë së Veriut nga viti 1950-1953 dhe një pasuri e rëndësishme gjatë Luftës së Vietnamit, si një bazë për bombarduesit e forcave ajrore që shfrytëzoheshin për misionet në Azinë Juglindore. Turizmi është një burim tjetër i madh i të ardhurave të ishullit.

 

 

Shumica e banorëve që jetojnë në Guam, të ashtuquajturit kamorro, janë paraardhës të detarëve që mbërritën në ishull 4 000 vjet më parë nga Filipinet dhe Indonezia. Guamanët janë shtetas amerikanë, por nuk kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e SHBA-së. Ishulli drejtohet nga një guvernator i zgjedhur dhe një legjislaturë prej 15 anëtarësh e përbërë nga senatorë. Guam ndodhet në juglindje të Koresë së Veriut dhe rreth 3 400 kilometra nga Pheniani.