Ku mund të udhëtoni për festa gjatë pandemisë? Këto janë kufizimet dhe...

Ku mund të udhëtoni për festa gjatë pandemisë? Këto janë kufizimet dhe rregullat e çdo vendi në botë

250
0

Masat e reja kufizuese të qeverive në prag të Krishtlindjeve, për shkak të pandemisë, e kanë bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Megjithatë mund të ketë lëvizje për pushime edhe në mes të pandemisë, nëse ato planifikohen mirë dhe njihen rregullat e vendosura. Tani për tani më është të shkosh në Francën Zvicër Turqi, Kosovë, malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Iconstyle.al sjell për ju rregullat e fundit të lëvizjes në disa shtete që mund të frekuentohen nga shqiptarët për turizëm, vizita tek të afërmit apo qëllime të tjera.

Anglia (Mbretëria e Bashkuar)

 

Në Mbretërinë e Bashkuar mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë, (përfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këto vende.

 

 

 

Austria

 

Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Austri, përvec rasteve kur kanë leje qëndrimi, edhe për vizita shëndetësore, vizita të fëmijëve ose kur janë kujdestarë ligjorë, raste pagëzimi, ditëlindjesh, vdekjesh ose martesash. Theksojmë se hyrja mund të kryhet pa pasur nevojë të paraqitet test negativ. Gjithashtu, karantinimi nuk është i nevojshëm. Personave ju duhet të provojnë se janë partnerë ose se kanë lidhje familjare.

Në këto kushte mund t`u rekomandohet shtetasve shqiptarë që të kenë sa më shumë dokumente të cilat provojnë partneritetin ose marrëdhënien me personat në Austri.

 

Belgjikë

 

Për shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë në Belgjikë, (vetëm udhëtime esenciale nëse nuk kanë dokumente qëndrimi), është i detyrueshëm plotësimi i formularit 48 orë përpara udhëtimit dhe karantinimi prej 14 ditësh.

 

Bullgari

 

-Nga ana e autoriteteve bullgare është lejuar hyrja e qytetarëve shqiptarë në Bullgari me kushtin e paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR.

Bosnje-Hercegovinë

BiH e ka vendosur Shqipërinë në “Zonën e Kuqe”. Lejohet hyrja me paraqitjen e testit PCR.

 

Çekia

 

-Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në Republikën Çeke, nëse ata nuk kanë leje qëndrimi në këtë shtet.

 

Egjipti

 

Egjipti, nga data 16 gusht, të gjithë udhëtarët, të çfarëdo shtetësie qofshin, duhet të paraqesin testin negativ të COVID-19, të bërë deri 72 orë përpara mbërritjes.

 

Franca

 

– Qytetarët shqiptarë dhe ata të huaj që udhëtojnë me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës, nuk janë të detyruar të paraqesin rezultatet e testit biologjik për praninë e COVID-19 dhe as të bëjnë këtë test në momentin e hyrjes në territorin francez. Gjithashtu, udhëtarët me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës, nuk kanë detyrim të izolohen (karantinë).

 

Greqia

 

Masat kufizuese të mbylljes kombëtare mbeten në fuqi deri të enjten, datë 7 janar 2021, ora 6:00.

-Sipas autoriteteve greke,nga data 7 dhjetor, ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

 

-Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor, pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€.

-Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

– Përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test. Kjo përfshin mbërritjet ajrore dhe tokësore në Greqi.

Fëmijët nën 10 vjeç nuk i nënshtrohen detyrimit për një test PCR.

 

Gjermani

 

Personat që hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë, të cilët kanë kaluar në “zona të kuqe” (Këtu hyn edhe Shqipëria) për një periudhë kohe brenda 14 ditëve para hyrjes, mund t’i nënshtrohen karantinës.

 

Holanda

 

Që prej datës 15 dhjetor 2020, shtetasit jo rezidentë të BE, të cilët udhëtojnë drejt Holandës me origjinë nga vende jashtë BE, duhet të paraqesin testin e vlefshëm PCR.

 

Hungari

 

Duke filluar nga data 1 shtator, qeveria hungareze ka vendosur të mbyllë kufijtë e Hungarisë për shtetasit e huaj.

 

Itali

 

Për qytetarët shqiptarë: Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore, studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen udhëtimet për turizëm.

Shtetasi duhet të vetëkarantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore.

 

Kanada

 

Njoftohet se duke filluar nga mesnata e datës 20 dhjetor ndalohen të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Kanadasë.

 

Kosova

 

Qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

 

Kroaci

 

Kalimi i kufirit shtetëror në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kroacisë është përkohësisht i ndaluar ose i kufizuar.

 

Mali i Zi

 

Lejohet të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani lejohet të kalojnë edhe ata që kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi, duhet të posedojnë testin negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

 

Maqedonia e Veriut

 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shtetasit shqiptarë aktualisht mund të udhëtojnë pa asnjë detyrim karantinimi apo testi negativ për Covid 19.

 

Portugalia

 

Nuk lejon udhëtimin e shtetasve shqiptarë të cilët nuk janë të pajisur me vizë D të vlefshme apo me leje qëndrimi.

 

Qipro

 

Shqipëria hyn në kategorinë C të shteteve me rrezikshmëri të lartë të Covid, e për rrjedhojë shtetasve me pasaportë shqiptare nuk i’u lejohet hyrja.

 

Rumani

 

Vijon të mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes në territorin e Rumanisë të shtetasve të huaj.

 

Serbi

 

Shqipëria nuk bën pjesë në listën e vendeve, ku shtetasit duhet të paraqesin testin PCR negativ për virusin SARS-CoV-2 për të hyrë në Republikën e Serbisë.

 

Sllovenia

 

Lejohet hyrja e qëndrimi në Slloveni vetëm i shtetasve shqiptarë që kanë dokument të vlefshëm dhe leje pune. Në të gjitha rastet është i domosdoshëm edhe testi Covid-19, i cili të jetë bërë jo më parë se 48 orë.

 

Spanja

 

Të huajt, duke përfshirë dhe shtetasit tanë, që udhëtojnë për në Spanjë duhet të paraqesin në pikën e hyrjes kufitare testin negativ anti-covid, të bërë brenda 72 orëve të fundit. Nuk kërkohet test për fëmijët nën 6 vjeç.

 

SHBA

 

-Kufizimet për hyrjen e udhëtarëve në shtetin New York:

Duke filluar nga data 3 nëntor 2020, çdo udhëtar që do të hyjë në shtetin e New York dhe ka qenë jashtë territorit të këtij shteti për më shumë se 24 orë duhet të testohet për Covid brenda tri ditëve të fundit.

-Kufizimet për hyrjen e udhëtarëve në Washington, District of Columbia:

Aeroportet që përdoren me destinacion Uashington DC ndodhen në shtetin e Virginia dhe personat që hyjnë në Uashington DC nga ky shtet nuk i nënshtrohen kufizimeve. Vetë shteti i Virginia nuk kërkon as karantinë dhe as test të detyrueshëm.

 

Turqia

 

Rregullat shtesë:

– Shfaqja e dokumenteve që mbështesin qëllimin e udhëtimit: (si rezervimi i hotelit, data e biletës së kthimit etj.)

-Një sasi e arsyeshme e valutës së huaj (rreth 50 Euro për person në ditë.

 

Zvicër

 

Ata që shkojnë nga Shqipëria nuk karantinohen kur mbërrijnë në territorin zvicerian.