Bota

Ku mund të arrijë dikush për një punë… I riu i habit të gjithë

By vizional

May 06, 2019

Ka shumë mënyra të ndryshme për të tërhequr vëmendjen dhe për të gjetur një punë. Adam Pacitti në Angli gjeti mënyren me të veçantë nga të gjithë! Djaloshi i cili doli nga universiteti në vitin 2012, aplikoi në 250 kompani të cilat e refuzuan. Kështu ai vendosi që të hapte një faqe interneti me emrin ‘EmployAdam.com’ dhe madje bleu dhe një tabelë gjigante në autostradën e Anglisë e cila shkruante ‘Harxhova 500 pound që më kishin ngelur me këtë tabelë. Ju lutem më jepni një punë’. Pas kesaj Adam u bë aq i famshëm sa arriti që të gjente një punë si organizator në një kompani reklamash dhe madje faqja e tij u bë e famshme dhe tani ai ndihmon të rinjtë të të gjejne një punë. Me siguri që kemi nevojë për me shumë  fantazi dhe kreativitet në arritjen e qëllimeve tona.