Politike

Ku ka qënë kufiri me Malin e Zi e dinë edhe kafshët e Rugovës – nga Jakup Krasniqi

By Vizion

August 03, 2016

Nga Jakup Krasniqi

Duhet kuptuar plotësisht ata që thonë nuk ka nevojë për arbitrazh dhe vërtetë nuk ka.

Le të kthehet kufiri aty ku ka qenë, aty ku e njohin dhe e dinë jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët e Rugovës. Aty ku janë pronat e vërteta të shqiptarëve, aty ku ishte, se paku që nga viti 1945.

Ndërsa ata që e kanë krijuar ketë gjendje të nderë, le të kenë moral e burrni ta pranojnë se kanë gabuar, se nuk u treguan gjatë gjithë kësaj kohe se ishin të interesuar ta mbronin interesin e shtetit e të qytetarëve. Gjerat e tjera që duhet të rrjedhin më pastaj janë të kuptueshme, ata e dinë mirë se çka duhet bërë!

Ndërsa qeveritarët e Malit të Zi, duhet ta dinë se kundërshtimi i rishikimit nuk mund të bëhet me deklarata të forcës, por me fakte dhe dëshmi. Cilat janë dëshmitë dhe a kanë fare dëshmi? Kjo është çështja.

Opozita dhe ekspertet e lemive të ndryshme, nuk janë duke kërkuar territor të huaj, janë duke kërkuar kthimi i kufirit aty ku ishte në të vërtetë. Kaq!

Mosgatishmëria për t’i rishikuar faktet, si nga ana e Kryeministrit dhe e Presidentit tonë, ashtu dhe ana e Malit të Zi, tregojnë se ata nuk mund të përballen me argumentet e ekspertëve tanë! Atëherë, ata le të tregojnë ku (gde) “lezhi zec”!