
Sarah dhe DJ PM janë një çift shumë i dashur dhe i pëlqyer për publikun. Dyshja kanë arritur të fitojnë zemrat e njëri-tjetrit, si edhe të fansave të tyre.
Së fundmi, ata janë vendosur në një sfidë ku duhet të tregonin se sa shumë e njihnin njëri-tjetrin, duke zbuluar edhe detaje intime nga jeta e tyre personale.
Gjatë bashkëbisedimit, blogerja zbuloi se puthjen e parë e ka dhënë në lokal, ndërsa dashuri i pëlqen të bëjë në krevat.
Gjithashtu folën edhe për të ardhmen e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë së Big Brother.
DJ PM tha se gjithçka do varet nga faktorët që do ndikojnë, si është edhe distanca e tyre, pasi Pajtimi jeton në Kosovë, ndërsa Sarah në Prishtinë.
Pjesë nga biseda:
Pajtimi: Mund të shkojë shumë mirë, ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, si distanca, por edhe komunikimi i përditshëm që kemi këtu brenda 24 orë
Sarah: Çfarë nuk toleron në çift?
Pajtimi: Tradhtinë dhe mungesën e respektit
Sarah: Ku dëshiron të më puthësh më shumë, përveç buzëse
Pajtimi: Gushë dhe qafë
Sarah: Tre gjërat që pëlqen më shumë tek unë?
Pajtimi: Edukata, komunikimi, sinqeriteti
Pajtimi: Ku e ke dhënë puthjen e parë?
Sarah: Në lokal
Pajtimi: Ku të pëlqen më shumë të bësh dashuri?
Sarah: Në krevat