Lajme

Kthjellime dhe vranësira të lehta, mësoni si do të jetë moti sot dhe nesër

By vizional

October 22, 2020

Ultësira Perëndimore do të mbizotërohet sot nga kthjellimet në pothuajse gjithë ditën. Ndërsa pjesa tjetër e territorit shqiptar do të paraqitet herë pas here me kalime vranësirash ku më të dukshme ato do jenë përgjatë kufirit lindor.

 

Kurse temperaturat e ajrit do vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuar në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 5 gradë Celcius deri në 23 gradë. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h, nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëizm të ulët.

 

Ndërkohë, edhe nesër vendi ynë sipas Meteoalb do të dominohet nga moti i kthjellët. Pjesa e dytë e ditës parashikohet të ketë vranësira të lehta, kryesisht në zonat malore, sepse bregdeti do të mbetet me kthjellime.

 

Temperaturat nesër do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke u luhatur midis vlerave ditore nga 6 gradë celcius në 24 gradë. Kurse era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.