“Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës në këto zona të vendit”, si pritet...

“Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës në këto zona të vendit”, si pritet të jetë moti gjatë së martës

237
0

Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Vonë gjatë natës i gjithë territori i vendit dominohet nga moti i kthjellët.

 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por kostante mbeten në në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.