Aktualitet

Kthimi i paketës ‘anti-shpifje’ nga Meta, reagon Rama: Kjo pafytyrësi dhe aventurë e qeverisë të marrë fund

By vizionc

January 22, 2020

 

Ish-deputeti i LSI Luan Rama në një deklaratë për media ka theksuar se kthimi i ligjit ‘anti-shpifje’ në Kuvend nga presidenti Ilir Meta është bërë në mënyrë që qeveria të reflektojë mbi paketën duke bërë ndryshime sipas rekomandimeve të ndërkombëtarëve.

 

Sipas Ramës ndryshimi i paketës duhet të bëhet në mënyrë që Shqipëria të mos cilësohet si vendi ku cënohet liria e medias, ‘për aventurat e qeverisë’. Më tej ish-deputeti akuzon qeverinë si gjeneratori më i madh i shpifjes.

 

“Ky palo Kuvend ka të paktën një mundësi që të shpëtojë imazhin e vendit, t’ja heqë këtë problem që po krijon aventura e qeverisë. Me aktin ligjor të kthimit të paketës antishpifje. Komisioni evropian e mbështet këtë. Çështja shtrohet që rekomandimet që vijnë nga mekanizmat ndërkombëtare, rekomandime të bëra nga Këshillimi për Europën etj, të cilët bëjnë apel për të reflektuar për ligjin e kthyer në Kuvend nga presidenti i republikës, që Shqipëria të mos cilësohet si vendi i cënimit të lirisë së medias.

 

Kryeministri dhe qeveria e tij janë në linjën e poshtërimit të lirisë së shprehjes. Se kanë problemin te anti-shpifje, se gjeneratori më i madh i shpifjes është vetë qeveria shqiptare. Kjo pafytyrësi duhet të marrë fund dhe Kuvendi i Shqipërisë në këtë rast ti bëjë një nder Shqipërisë duke i hequr barrën e turpit ku qeveria cënon lirinë e shprehjes”, tha ndër të tjera Rama.