Janë arrestuar pesë persona në Lazarat pasi u janë gjetur bimë të kultivuara kanabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike, thotë policia.
Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.
Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.