Kryetari i LDE Arian Galdini vizitë zyrtare në Bruksel. Takime në Parlamentin...

Kryetari i LDE Arian Galdini vizitë zyrtare në Bruksel. Takime në Parlamentin Europian

466
0

Prej ditës së djeshme Kryetari i LDE Arian Galdini ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet të zhvillojë takime me Deputetë të Parlamentit Europian. Ndërkohë takimin e parë Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini e ka zhvilluar me eurodeputetin Knut Fleckenstein. Aleati i Lulzim Bashës dhe PD, Arian Galdini do të ketë një axhendë të ngarkuar me takime të shumta gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Në fokusin e bisedimeve do të jenë zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, reforma në drejtësi dhe vettingu, ndëshkimi i “peshqve të mëdhenj”, si edhe hapja e negociatave të Shqipërisë me BE.