Kryeprokurori/ Sot do miratoheshin kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore, KLP shtyn mbledhjen 

Kryeprokurori/ Sot do miratoheshin kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore, KLP shtyn mbledhjen 

312
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritej te miratonte sot listën me kandidatët, që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes për Prokuror të Përgjithshëm.

Por, per shkak te mosmberritjes se letres te KP per ankimimin ose mos ankimimit e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela, mbledhja eshte shtyre per diten e merkure.

Pas një periudhe rreth dymujore, mbarimi i procesit të vetingut për prokurorin Olsian Çela ka zhbllokuar procesin.

KLP kishte njoftuar zyrtarisht se në mbledhjen e datës 23 shtator, do të miratohej lista me kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe më pas, do të vazhdohet me pikëzimin e 4 kandidatëve, 3 prej të cilëve që do t’i dërgohen Kuvendit për votim. Nderkohe qe sot njoftoi shtyrjen e mbledhjes, duke sqaruar zyrtarisht edhe shkakun.

“Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsi Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00”- thane burimet zyrtare.

Mesohet se nderkohe Këshilli ka bërë verifikim të dokumenteve të kandidatëve, Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj dhe me tej do të shikohet nëse këta kandidatë plotësojnë kushtet për të vazhduar garën, nëse jo do të skualifikohen.

Duke iu referuar rregullores së miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku renditen kushtet që duhet të plotësojë një kandidat për t’u përzgjedhur, janë: të kalojnë me sukses verifikimin e plotë të pasurisë dhe figurës së tyre, 3 prej kandidatëve e kanë kaluar njëherë në procesin e vetingut.

Tjetër kriter është të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990. Të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të asnjë shërbimi sekret. Të mos jenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

KANDIDATËT

Prokurorja Arta Marku ka mbaruar studimet e larta dhe magjistraturën në Universitetin e Tiranës. Pasi ka kryer stazhin për 2 vjet në Prokurorinë e Fierit, ka ushtruar funksionin si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 15 vite. Për 7 vjet ka qenë drejtuese e Njësisë së Përbashkët Hetimore për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin në Prokurorinë e Rrethit Shkodër si dhe zëvendësdrejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Fatjona Memçaj, aktualisht prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë, në vitin 2003 mbante postin e prokurores së rrethit në Tiranë.

Në vitin 2007, Memçaj ka punuar si drejtoreshë e Koordinimit Ligjor në Presidencë, detyrë të cilën e ka mbajtur deri në fund të vitit 2012. Më pas, Memçaj është emëruar drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2013 mban pozicionin e prokurores së Apelit në Tiranë. Gjithashtu, Memçaj është përfshirë edhe në mësimdhënie. Lulzim Alushaj është jurist në një kompani private.

Fillimisht është diplomuar për drejtësi nga Universiteti i Bolonjës (Alma Mater Studiorum), më tej mori kualifikimin për të ushtruar profesionin e jurisprudencës në Shqipëri (Dhoma Kombëtare e Avokatisë) dhe në Itali (Consiglio Nazionale). Më herët, drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe aktualisht prokuror në këtë Prokurori, Olsian Çela, ishte kandidatura e parë e dorëzuar pranë KLP-së. Prokurori Olsian Çela ka punuar në Prokurorinë e Tiranës, pasi përfundoi magjistraturën në vitet 1998- 1999. Gjithashtu, ka kryer edhe një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë për hetimin e trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar.