Kryeministri Rama publikon video nga Puka: Për ata që më kanë thënë...

Kryeministri Rama publikon video nga Puka: Për ata që më kanë thënë se s’kam bërë asgjë për veriun

306
0

Për të gjithë ata që e kanë kritikuar se nuk ka bërë asgjë nga veriu, kryeministri Edi Rama u përgjigjet me një video nga qyteti i Pukës. “Unë nuk ju premtoj që pas 4 vjetësh Puka do të bëhet si New York, por ju siguroj që pas 4 vjetësh 2 liqenet e mrekullueshëm nuk do të jetë gropa të ujërave të zeza”, ishte ky premtimi i bërë i kryeministri Edi Rama, të cilin e ka mbajtur. Rama ka zgjedhur që qytetin e rilindur, siç e quan ai, ta publikojnë në video si një përgjigje për skeptikët. “Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

blob:https://www.facebook.com/4d41afab-99c9-41b5-961c-93200e1ca026