Kryeministri Rama i detyrohet nje shpjegim popullit te tij, mbi reagimin per...

Kryeministri Rama i detyrohet nje shpjegim popullit te tij, mbi reagimin per vaksinen ruse! / Nga Nikollaq Neranxi

303
0

Degjova Kryeministrin Rama dy dite me pare, i cili oferten e Ambasades Ruse ne Tirane per te blere vaksinen e tyre, e quajti provokim dhe qesharak.

Jo vetem kaq, por ai pretendoi qe t’i kerkonin edhe ndjese!!! Meqe Kryeministri flet ne emer te popullit te tij, ai na detyrohet nje spjegim per kete reagim. Pse duhet te ndjehemi te ofenduar kur nje shtet me te cilin kemi marredhenie diplomatike, na ofron vaksinen e prodhuar prej tij? A ka ndonje studim qe e hedh poshte efektivitetin e saj? Une kam lexuar dhe nuk kam gjetur.

Si nje qytetar i ketij vendi i cili nuk do t’ja dije per konfigurimet dhe interesat gjeopolitike, por dhe financiare te momentit dhe qe koronavirusi i kercenon per dite jeten, reagimi i Kryeministrit mu duk shume i pakuptimte dhe aspak diplomatik!

Personalisht besoj tek vaksina qe kane shpikur shkencetaret ruse, ashtu sic kemi besuar tek librat ruse me te cilat une dhe brezi im u shkolluam dhe dolem profesioniste shume te mire.

Ne si popull nuk na intereson shume se me cilin shtet duhet ta mbaje mire qeveria jone keto kohe, kujt i ka premtuar se do t’i bleje vaksinen dhe me cilin duhet te beje si i zemeruar!

Lufta per te shpetuar jete, nuk ka lidhje me keto, por me cilesine e vaksines qe ofrohet dhe ardhjen e saj sa me shpejt ne Shqiperi.

Une do te isha i gatshem bashke me familjen dhe stafin tim, ta benim qe neser vaksinen ruse, per sa kohe nuk kam gjetur nje kontestim bindes per te. Nese Kryeministri yne ka gjetur, do ishte mire te na e thoshte edhe ne.