Kryeministri që “vodhi” Krishtlindjet! Anglia shtrëngon masat, futet në ‘Tier 4’, mutacioni...

Kryeministri që “vodhi” Krishtlindjet! Anglia shtrëngon masat, futet në ‘Tier 4’, mutacioni i COVID-19 mbyll në shtëpi britanikët

432
0

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Boris Johnson ka anuluar Krishtlindjet për miliona njerëz, për shkak të mutacionit që koronavirusi ka pësuar në vendin ishullor.

Në një konferencë emergjente për shtyp, kryeministri njoftoi se një e treta e Anglisë, përfshirë Londrën do të vendoset në të ashtuquajturën “Tier 4” (tier, shqip; nivel) duke nisur nga mesnata e sotme.

 

Ç’ka do të thotë se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen dhe se do të ketë kufizime lëvizjeje në Ditën e Krishtlindjeve, edhe pse ishte vetë ai që pak ditë më parë u shpreh se do të ishte ç’njerëzore, anulimi i festave. Gjithashtu banorët e “zonave të kuqe” nuk duhet të largohen nga qyteti i tyre. Por edhe pjesa tjetër e Anglisë nuk do të shpëtojë pa u prekur nga masat. Deri më tani nuk do të lejohen që të bashkohen më shumë se tre familje për të festuar.

 

Ndryshimi i masave shkaktoi zemërim tek familjet që kishin bërë plane duke rezveruar udhëtime dhe ushqime për t’u ribashkuar. Megjithatë Johnson u justifikuar me faktin se masat janë të nevojshme derisa të mësonin më shumë lidhur me mutacionin e COVID-19. Ky i fundit nuk duket se është më vdekjeprurës por besohet se ka më shumë fuqi ngjitëse.

 

“Ne duhet të veprojmë tani. Ne nuk mund të vazhdojmë me Krishtlindjen siç është planifikuar…. Unë e di se sa rëndësi kushtojnë njerëzit në këtë periudhë të vitit dhe sa e rëndësishme është për gjyshërit të shohin nipërit dhe mbesat e tyre. Por kam thënë se do të drejtohemi nga shkenca. Nuk kam asnjë alternativë,“-tha ai.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Niveli i ri i masave do të vendoset në: Kent, Buckinghamshire, Berkshire, Surrey (përjashtohet Waverley), Gosport, Havant, Portsmouth, Rother, Hastings, Londër, Bedford, Milton Keynes, Luton, Peterborough, Hertfordshire dhe Essex – me përjashtim të Colchester, Uttlesford dhe Tendring.

 

Sidoqoftë, kishat dhe xhamitë do të mund të qëndrojnë të hapura. Masat do të aplikohen për të paktën dy javë, dhe situata do të shqyrtohet sërish më 30 dhjetor.

 

Përshtatur nga DailyMail