Kryeministri i sëmurë? Edi Rama shuan zërat: S’kam probleme, shëndeti im shpresë...

Kryeministri i sëmurë? Edi Rama shuan zërat: S’kam probleme, shëndeti im shpresë për ata që humbin pushtetin

324
0

Në një kohë kur në mediat online qarkulloi një lajm se kryeministri për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë kishte anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nuk ishte i pranishëm në seancën plenare apo dhe mungesa në takimin me socialistët e Elbasanit, vjen një sqarim nga Edi Rama.

Ky i fundit në një konferencë nga Ohri, teksa i është përgjigjur interesit të mediave shqiptare, tha se nuk ka probleme me shëndetin. Mes të tjerash ai tha se i vinte keq që çështja e shëndetit të tij bëhej diskutim nga ata që kanë humbur pushtetin.

“Më vjen keq që shëndeti im është shpresa e atyre që humbin pushtetin. Skam probleme shëndetësore. Edhe sikur të kisha, besoj se nuk është kjo një rrugë fortë e respektueshme për të bërë politikë”, tha Rama.

Mes të tjerash ai ka sqaruar edhe faktin se pse ka munguar në daljet e tij publike. “Lidhur me ligjin special shumë shpejt ne do ta bëjmë publik dhe më lejoni të mos nxjerr ende detaje. Kjo është edhe një arsyet e mungesës sime të zakonshme në publik. Kemi punuar me një grup të gjerë pune, me partnerë ndërkombëtarë dhe kemi grupuar shumë eksperienca botërore dhe kam vendosmërinë të hyjmë në një luftë të pa njohur më parë kundër krimit të organizuar dhe të marrim masa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të grupit KÇK”, -tha kreu i qeverisë shqiptare.