Kryeministri i Izraelit: Shtetet e Europës do ta ndjekin hapin e Trump

Kryeministri i Izraelit: Shtetet e Europës do ta ndjekin hapin e Trump

414
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu duke folur për çështjen e njohjes së Donald Trump ndaj Jerusalemit si kryeqytet të shtetit Izraelit, ka mbrojtur këtë vendim duke thënë që këtë shembull do ta ndjekin edhe shtetet e Europës. Duke folur në Bruksel në takimin me shefen e Unionit Europian të Ministrave, Federica Mogherini , ai u shpreh se vendimi i Trump u mbështet në “njohjen e realitetit”. “Jerusalemi ka qenë kryeqyteti i Izraelit tash e 70 vite” u shpreh  Netanyahu , “mendoj se ajo që ka bërë presidenti Trump vendos faktet reale në tavolinë. Paqja është e bazuar në realitet, dhe në njohjen e realitetit”, ka shtuar ai. “Edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje, besoj se të gjitha shtetet europiane do të transferojnë ambasadat e tyre në Jerusalem” u shpreh Netanyahu. Ndërsa Mogherini,  vendimin e Trump për Jerusalemin, e ka cilësuar si të “rrezikshëm”.