Lajme

Kryeministri i Greqisë: Nuk pranojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse….

By vizionc

September 08, 2019

Kryeministri i Greqisë Kiriako Mitsotakis befasoi të gjithë me deklaratën se nuk do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse vendi jonë nuk ‘’trajton si duhet minoritetin grek’’.

Deklarata e tij befasuese u publikua në llogarinë e ‘’Twitter’’-it të medias greke ‘’Kathimerini’’ .

Kryeministri i ri Greqisë ka ndryshuar kurs në marrëdhëniet me Shqipërinë, ku ka këmbëngulur më parë se qeveria shqiptare duhet të zgjidhë çështjen e vrasjes së Kostantin Kacifasit. Ai ka premtuar familjes së të ndjerit se kjo çështje do të marrë zgjidhje.

#Mitsotakis says #Greece will not support accession talks with Albania until it shows 'tangible' change in its treatment of the ethnic minority #TIF2019

— Kathimerini English Edition (@ekathimerini) September 8, 2019