Udhëtimin e parë në statusin e kreu të OSBE-së, kreu i qeverisë shqiptari e pati në Ukraninë, ku edhe pa vetë zonën e luftës në kufi të vendit.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së do të udhëtojë drejt Rusisë më 25 shkurt.
Vizita është pjesë e axhendës së kreut të qeverisë shqiptare në cilësinë e kreut të OSBE për vitin 2020. Mësohet se një ditë më pas, Rama do të nisë takimet e nivelit të lartë me diplomatët vendas.
Sot kryeministri në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB, tha se një ndër pikat kryesore ku do punohet, është konflikti Ukrainë-Rusi duke shtuar se ai ka shkuar në zonën e luftës. Rama tha se kishte parë që ende vriteshin civilë.
Udhëtimin e parë në statusin e kreu të OSBE-së, kreu i qeverisë shqiptari e pati në Ukraninë, ndërsa aktualisht ndodhet në SHBA ku po me të njëjtin status të përfaqësuesit të OSBE-së, ka takuar zyrtarë të lartë si sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.