Kryeministri bën deklaratën për Covid-19; Do të keni këto kufizime nëse nuk...

Kryeministri bën deklaratën për Covid-19; Do të keni këto kufizime nëse nuk bëni vaksinën

257
0

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama bëri dozën e tretë të vaksinës, dhe menjëherë pas saj dha disa informacione se si do të vazhdojnë rregullat e Covid-19.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.

“Bëra sot dozën e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë dhe asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. I është mbyllur goja të gjitha mediave të botës dhe i është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën. Flasim për t’u vaksinuar të gjithë akademitë e botës dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në Facebook e internet. Kjo është skandaloze dhe të fyesh inteligjencën tënde që në vend ti besosh shkencës apo fakteve. Vaksina nuk të mbron nga infektimi por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta. I them të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojnë në punë pa pasur kartelën e vaksinimit online . Mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse mund t’u mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.