Kryemadhi:LSI s’e tradhton Shqipërinë.Qeveria e krimit kërkon ti uli kokën

Kryemadhi:LSI s’e tradhton Shqipërinë.Qeveria e krimit kërkon ti uli kokën

545
0

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja Monika Kryemadhi deklaroi se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve. “Partia jonë që e ka emrin LSI është ajo parti politike, e cila në asnjë moment nuk do të tradhtojnë gjakun e mijëra burrave dhe grave që dhanë për Shqipërinë tonë të pavarur dhe krenare. Kjo parti s’do të tradhtojë kurrë flamurin që valëvitet krenar dhe që qeveria e krimit kërkon t’i uli kokën. Ju qe keni këtu, japim fjalën sot në emër të LSI, votuesve tanë që ne nuk tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë, Atdheun tonë. Ai vend që ka mbijetuar me mijëra shekuj. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ashtu siç luftojmë edhe për shtëpinë tonë do luftojmë dhe për Shqipërinë. Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë”, u shpre Kryemadhi.