Kryemadhi: Maxhoranca sot shah-mat, parlamenti s’ka 140 deputetë

Kryemadhi: Maxhoranca sot shah-mat, parlamenti s’ka 140 deputetë

445
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur sërish pas protestës dhe pas një takimi në selinë e PD me aleatët. Ajo tha se opozita i ka bërë të gjitha veprimet institucionale dhe akuzoi maxhorancën se ka shkelur rregulloren e parlamentit dhe kushtetutën me të dyja këmbët. Kryemadhi theksoi se sipas Kushtetutës parlamenti është legjitim kur betohen 140 deputetë, ndërkohë që sot nuk janë aq. Ndaj ajo tha se maxhoranca është sot shah-mat.

 

“Opozita i ka bërë të gjitha veprimet e saj. Nuk po iu rendis të gjitha veprimet institucionale, me propozimet, me amendimet, me kalimet e projektligjeve, me tryezat dhe nuk po rri t’ju përmend të gjithë shkeljet e rregullores së parlamentit apo dhe të kushtetutës me të dyja këmbët nga maxhoranca. Ndërkohë nga ana tjetër mund t’ju bëj me dije, unë nuk quhem juriste, nuk jam doktoreshë në shkencat juridike jam në doktoreshë në shkencat kimike dhe ekonomike por ajo që dua të them është mund t’ju drejtoheni shumë konstitucionalistëve që

kushtetuta e Shqipërisë thotë se parlamenti i Shqipërisë ka 140 deputetë, pra parlamenti është funksional dhe legjitim në momentin që betohen 140 deputetë. nëse ky parlament do të ketë 140 deputetë le të vazhdojë por unë jam e bindur që nuk mund ta ketë dot shansin për të pasur 140 deputetë. Sot maxhoranca është shah-mat dhe nuk është njëherë por është disa herë shah-mat”, deklaroi Kryemadhi.