Kryemadhi “eleminon” PD-në: LSI do të ofrojë opozitën e vërtetë që i...

Kryemadhi “eleminon” PD-në: LSI do të ofrojë opozitën e vërtetë që i ka munguar vendit

391
0

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi të enjten, në mbledhjen e grupit parlamentar, se “LSI do të ofrojë opozitën e vërtetë që i ka munguar vendit”.

Duke parashtruar objektivat kryesore të kësaj force politike gjatë këtij sesioni parlamentar, Kryemadhi u shpreh se “LSI ka në themel të saj integrimin europian”.

Sipas saj, “LSI do të miratojë çdo nismë që ndihmon integrimin dhe do të jetë prezente në çdo komision”.

Po ashtu, Kryetarja e LSI-së siguroi se “do të jemi në opozitë me keqqeverisjen”.

“LSI do të vijojë të ofroj stabilitet, pasi votat e marra janë përgjegjësi e madhe për ne. Nuk ka dilema, pozicionimi ynë si parti opozitare është fakt dhe ne do të ofrojmë një opozitë të vërtetë që ka munguar”, tha Kryemadhi.