Kryegjyshi i Bektashinjve mesazh për politikanët: Lutemi që ta kuptojnë se janë njerëz të zakonshëm, do të japin llogari para Zotit nëse vjedhin në kurriz të popullit

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ka përcjellë mesazhe të rëndësishme për festën e Sulltan Novruzit.

 

Baba Mondi flet edhe për politikanët, ku thotë se do të lutemi që edhe ata ta kuptojnë se janë njerëz, dhe do të përgjigjen para Zotit  nëse mundohen të vjedhin në kurriz të popullit.

 

Ai thotë se shqiptarët në këto 30 vite kanë mbushur barkun me bukë, por jo shpirtin me gëzim.

 

“Ne do lutemi që politikanët të kuptojnë më së fundi se edhe ata janë njerëz të zakonshëm, se do të japin llogari para Zotit, nëse kerkojnë të pasurohen në kurriz te popullit.

Në këto tre dekada shqiptaret janë ngopur me bukë, por shpirtin e kanë bosh.

Kemi një vend që na e ka bekuar zoti, por na e varfëroi robi.

Le të festojmë, lutemi dhe mbushim tavoliëen me dashuri vëllazërore.

Sulltan Novruzi na sjelltë paqe dhe mirësi.

Në këtë copë tokë e qiell mos të rendim pas gënjeshtrave”, ka thënë ndër të tjera Kryegjyshi i Bektashinjve.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *