Varfëria në familjen Çuko në Ferm-Çlirim të Fierit është ekstreme. Nëna e fëmijëve Erjona tregon e përlotur se fëmijët i ka rritur me bukë thatë
Erjona: kam vuajtur shumë, fëmijët edhe tre ditë pa bukë kanë qëndruar. Kur nuk kisha bukë thatë, u jepja vetëm ujë. E kam pasur shumë të vështurë për ti ushqyer. Komshija bënte buke dhe na i falte. Motra me jepte thesin me miell të ushqeja fëmijët. Një bidon qumësht nuk kam pasur tu jap. I kam rritur me ujë me sheqer, sheqerin e merrja me listë në dyqan. Për tu blerë librat morëm overdrafdt, sot shlyejmë borxhet pasi u blemë fëmijëve rroba dhe libra shkolle. Unë kam punuar pastruese më parë, vëllai më ka vdekur nga leucemia.