
Kryebashkiaku i Osakës, qytetit të tretë më të madh në Japoni, tha se pazarin gjatë pandemisë duhet ta bëjnë burrat sepse gratë vonohen shumë dhe tejmbushin marketet. Propozimi i tij u prit me irritim nga gjinia femërore.
“Gratë marrim më shumë kohë për të bërë blerjet ushqimore, sepse ato shfletojnë produkte të ndryshme dhe vlerësojnë se cili opsion është më i miri”, u shpreh Matusi në një konferencë për shtyp.
“Burrat nuk vonohen për të blerë një produkt në supermarket. Kjo shmang kontaktin e ngushtë me të tjerët”, tha ai.
Sipas tij, bërja e pazareve nga meshkujt do të zvogëlonte përhapjen e virusit.
Japonia ka konfirmuar deri më tani 13 mijë raste me koronavirusi dhe 330 të vdekur.