Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka votuar në qendrën e Parkut Olimpik...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka votuar në qendrën e Parkut Olimpik bashkë me bashkëshorten e tij Ajolën.

392
0

Pas procesit të votimit, Veliaj ka falenderuar rivalin e tij të Bindjes Demokratike, Arben Skënderin duke thënë se ata të dy i bashkon fakti që kanë vendosur të rrisin fëmijët në këtë vend.

Në fund, Veliaj bëri apel edhe për pjesëmarrje në votime.

“Jam shumë i emocionuar sot teksa vendosim  si do vazhdojë qyteti unë e di që ka parti me inate të vjetra, pazare të mbyllura por këto zgjedhje janë për qytetin tonë ndaj mbipolitizimi nuk bën sens jam i lumtur që shoh se në gjithë qytetin ka rradhë për të votuar. Unë dua të falenderoj shumë kandidatin tjetër, Arben Skënderi është një cun Tirane, pavarësisht bindjeve të ndryshme, një gjë na bashkon si mua me Ajolën dhe atë me Denadën është se kemi vendosur që cunat ti rrisim këtu, të hedhim rrënjë këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë.

Merr vetëm dy minuta kohë, edhe pse ka rradhë, votoni votoni votoni, vota mund të ndryshojë realitetin. Ju uroj një ditë të mbarë, jmu që do jeni në terren  e paci sa më të lehtë”, tha Veliaj.