Kryebashkiaku i PD-së përzë socialistët nga bashkia

Kryebashkiaku i PD-së përzë socialistët nga bashkia

446
0

Kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit bashkë me administratën nuk i kanë lejuar socialistët që të konstituojnë Këshillin e ri Bashkiak në ambientet e institucionit.

Kjo ka bërë që socialistët me këshilltarët e rinj dhe kryetarin e bashkisë të zhvendosen në ambientet e n/ prefekturës për të bërë konstituimin.

Në një deklaratë për mediat, Bledjon Nallbati, kryetari në detyrë i bashkisë së Devollit ka thënë se nuk do ta lirojë zyrën, pasi nuk e njeh 30 qershorin.

“Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS-së. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin  e presidentit. 30 qershori është shfuqizuar.

Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri as këshill të ri. Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë” deklaroi ai.