Pas akuzave dhe denoncimeve se emri i tij rezulton në përgjimet e EULEX-it, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar zyrtarisht. Ai mohoi akuzat, ndërsa theksoi se do të përballet me çdo që po të jetë nevoja. “Akuzat janë thashetheme dhe do përballem po të jete nevoja. Hedh poshtë të gjitha akuzat që bën PD mjerane që ka ngelur me 4 deputetë në Durrës”, tha Dako. Deklaratën kryebashkiaku Dako e bëri gjatë aksionit ‘Të pastrojmë Shqipërinë’.
Akuzat e opozitës
Të hënën, përmes një deklarate për mediat, Kreu i opozitës Lulzim Basha denoncoi të hënën ekzistencën, sipas tij, tw përgjimeve për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Ndërkohë pas deklaratës së kreut të PD, pasoi edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili theksoi se përgjimet e Dakos kanë ndodhur gjatë fushatës elektorale.