Krizë me bashkëshortin? Manjola Nallbani flet për herë të parë hapur

Krizë me bashkëshortin? Manjola Nallbani flet për herë të parë hapur

840
0

 

E ftuar puntatën e sotme në emisionin “E diell” ishte këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, e cila gjatë bisedës në studio është ngacmuar nga gazetari Ervin Kurti.

 

Manjola Nallbani është një ndër këngëtaret shqiptare që i ka rezistuar shumë gjatë kohës.

 

Përveç muzikës që realizon, ajo është në qendër të mediave rozë për linjat perfekte trupore dhe jetën private.

 

Së fundmi, Manjola është pyetur nga gazetari Ervin Kurti për raportin me bashkëshortin si dhe krizat mes tyre.

 

‘A ke pasur ndonjëherë krizë me bashkëshortin dhe nuk na e ke treguar?’, i thotë ai.

 

Ndërsa këngëtarja i përgjigjet: ‘Më fal po ç’hyn ti në krizat e mia dhe gjithë mileti? Krizë është fjalë e madhe, njerëzit shkojnë shumë mirë, por ka edhe probleme. Pse u dashka të bëhen publike? Mes 30 viteve ka pasur sigurisht probleme, por ka një diferencë mes problemeve të përditshme dhe probleme me të cilat nuk vazhdohet më dhe këto të fundit faleminderit Zotit nuk kemi patur’.